Maqedoni

Perinski paraqiti konceptin e ri për mbështetje të komunave

29.08.2025 14:49

Perinski prezantoi para mediave konceptin e ri për mbështetje të institucionalizuar për komunat...

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, prezantoi para mediave konceptin e ri për mbështetje të institucionalizuar për komunat, gjegjësisht krijimin e një Qendre Burimore, që duhet të ofrojë ndihmë afatgjate, profesionale dhe të qëndrueshme për vetëqeverisjen lokale në Maqedoni. Perinski tha se përmes vlerësimeve në terren, është vërejtur se komunat përballen me sfida serioze - mungesë kapaciteti administrativ, mundësi të kufizuara për zhvillim ekonomik dhe infrastrukturë të pazhvilluar, gjë që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve. Prandaj, si masë urgjente u zbatuan dy thirrje publike për projekte infrastrukturore, por sfida mbetet gatishmëria e dobët e komunave për të aplikuar për projekte dhe për të siguruar fonde, theksoi ai.
 
“Si një ndër aktivitetet e qendrës së resurseve do të mundësohet që komunat në përputhje me të gjitha kompetencat e tyre për zbatim, të mund të kërkojnë ndihmë nga ekspertë, me qëllim të zgjidhjes së ndonjë sfide apo problemi me të cilin hasin në vështirësi, por kanë mungesë të burimeve njerëzore që të mund ta tejkalojnë të njëjtin. Ekspertët nuk do të jenë në listën e pagave, por do të paguhen vetëm për atë që do të angazhohen. D.m.th. nëse komuna i angazhon, ata do të paguhen nga komuna pikërisht për atë punë që kanë bërë.”, - deklaroi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski. 
 
Perinski gjithashtu potencoi disa aktivitete përgatitore që janë planifikuar deri në prill të vitit 2026, si: krijimi i një liste ekspertësh në dispozicion të komunave, përgatitja e një manuali për kryetarët e ardhshëm të komunave, udhëzime për zbatimin e rekomandimeve të auditimit, zhvillimi i një platforme digjitale për mbështetje të shpejtë dhe inkurajimi i bashkëpunimit ndërkomunal.
 
FITORE DEMOLLI