Maqedoni

LSDM akuzon pushtetin për rritje të çmimeve: Perimet u shtrenjtuan 63%, frutat 33%, ndërsa pagat stagnuan

29.08.2025 15:41

LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në për rritje të çmimeve nga njëra e për mos rritje të pagës minimale nga ana tjetër...

LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në për rritje të çmimeve nga njëra e për mos rritje të pagës minimale nga ana tjetër. Nga atje theksojnë se qytetarët gjatë një viti pushtet me VMRO-DPMNE jetojnë gjithnjë e më vështirë dhe më varfër. Kërkojnë nga VMRO-DPMNE të pranojë propozimet e LSDM-së për rritje të pagës minimale në 500 euro, heqjen e TVSh-së për ushqim dhe rritjen e pagës në të gjithë sektorët.
 
Shporta minimale sindikale është rritur për gati 5.000 denarë në periudhën e një viti, ndërsa paga minimale është rritur vetëm 1.800 denarë.
Perimet janë shtrenjtuar për 63.3%, ndërsa frutat për 33% gjatë një viti.
Inflacioni është 4.8% dhe godet drejtpërdrejt fuqinë blerëse të qytetarëve.
Niveli i çmimeve në Maqedoni është 60% i atyre evropiane, ndërsa pagat vetëm 35% e mesatares evropiane. Pra, për çmime thuajse evropiane, pagat janë trefish më të ulëta.”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
 
VMRO-DPMNE: Rritja e pagës për 1 vit, dyfish më e madhe se 7 vite me LSDM-në
 
Nga ana tjetër ka reaguar VMRO-DPMNE, duke theksuar se rritja e pagës reale është dy herë më e madhe për një vit me VMRO-DPMNE-në sesa për 7 vite me LSDM-në, dhe se inflacioni është 30% më i ulët.
 
“Rritja e pagës reale gjatë kohës së VMRO-DPMNE-së tregon disa gjëra: Inflacioni është ulur, se rritja ekonomike është përshpejtuar, që konsumi është rritur, se prodhimi po rritet, besimi në ekonomi është i lartë. Zonja dhe zotërinj, shifrat tregojnë qartë se inflacioni është i stabilizuar dhe nën kontroll. Në periudhën korrik 2024 deri në korrik 2025, norma mesatare e inflacionit është 3.6%, ndërsa në periudhën korrik 2017 deri në korrik 2024, norma mesatare e inflacionit është 4.8%.”, - deklaroi Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE.
 
Nga VMRO-DPMNE shtojnë se vendi po ecën përpara dhe se ka rritje dhe zhvillim që është gjithëpërfshirës dhe ndihet nga çdo qytetar. 
 
ARMEND MURSELI