Botë
Lindja e afërt, sulme të reja izraelite në Rripin e Gazës
29.08.2025 16:18
Kryeministri i Qeverisë së Huthëve dhe zyrtarë të tjerë të lartë të grupit të mbështetur nga Irani...

Kryeministri i Qeverisë së Huthëve dhe zyrtarë të tjerë të lartë të grupit të mbështetur nga Irani janë vrarë në një sulm ajror izraelit në Sana. Mbrojtja izraelite i akuzon Huthët se veprojnë në mënyrë agresive që nga fillimi i luftës me Hamasin në Gazë, me qëllim që t’i shkaktojnë dëm Izraelit dhe aleatëve të tij. Kryeministri Benjamin Netanjahu është takuar me udhëheqësin shpirtëror të komunitetit druz, për herë të parë pas përleshjeve më 13 korrik ndërmjet fiseve beduine, druzëve dhe forcave të sigurisë siriane në jug të Sirisë. Në këto sulme humbën jetën qindra persona dhe pas përshkallëzimit të trazirave u arrit një armëpushim.
“Po përparojmë aktualisht në disa drejtime – mbrojtjen e komunitetit druz në qarkun Suvejda, por jo vetëm atje, gjithashtu në krijimin e një zone të çmilitarizuar nga pjesët jugore të lartësive të Golanit deri në Damask, si dhe në krijimin e një korridori humanitar për të lehtësuar dërgimin e ndihmës, ushqimit, materialeve ndërtimore, gjithçka që është e nevojshme, përfshirë edhe ndihmën mjekësore, në përmasa të mëdha. Këto diskutime janë duke u zhvilluar pikërisht tani.”, - deklaroi kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu.
Shpërthime të fuqishme ndriçuan qiellin e Gazës. Qindra palestinezë braktisën shtëpitë dhe strehimoret. Ministri i Brendshëm izraelit paralajmëron se Gaza mund të shkatërrohet tërësisht në operacionin e ri luftarak. Banorët e Gazës nuk dinë çfarë të bëjnë.
“Është një situatë e vështirë, nuk dimë ku të shkojmë. Është hera e parë që nisem e nuk di se ku të shkoj. Ushtria hedh bomba e granata. Është e tmerrshme!”, - tha një banor i Gazës.
“Isha i detyruar të ik. Kjo është hera e dytë që shpërngulemi. Shkova drejt jugut, më pas u ktheva në Gazë. Tani po shkoj prapë në jug nga frika.”, - tha një banor tjetër i Gazës.
Organizatat humanitare paralajmërojnë gjatë kohë se lufta e shkaktuar nga sulmi i Hamasit dhe muajt e gjata të kufizimit të ushqimit dhe ilaçeve që hyjnë në Gazë nga ana e Izraelit, kanë shkaktuar uri të skajshme. Izraeli hedh poshtë deklaratën për uri dhe e cilëson si gënjeshtër. Përpjekjet për bisedimet e paqes janë në pritje teksa mediatorët presin hapat e ardhshëm të Izraelit.
ABIBE QAILI
