Shkëndija luan ndaj Dritës në Ligën e Konferencës
29.08.2025 17:43
Shkëndija e Drita do të përballen në Ligën e Konferencës.....

Pa marë parasysh faktin që Shkëdija u eliminua nga Liga Europa nga bullgarët e Lugodoretz, këta garat evropiane do ti vazhdojnë në grupet Ligës së Konferencës. Kështu sot “kuqezinjtë” kanë mësuar emrat e kundërshtarëve në këto gara, e jo vetëm këta por edhe skuadra e Dritës nga Gjilani. Shkëndija ishte në vazon e pestë dhe goglat në shortin e hedhur në Monako, deshën që kamponi aktual i vendit dhe ai I Kosovës, Drita të luajnë mes vete. Në Monako, ra vendim që skuadra nga Tetova dhe ajo nga Gjilani, takimin e tyre ta luajnë në stadiumin “Fadil Vokri” në Prishtinë.
Softveri special I UEFA-së, vendosi që Shkëndija në terren vendas të luajë me – Sllovan Bratislava, Jagielonia dhe Shelburn, ndërsa në transfertë të luajë edhe me Rajo Valekano e AEK Larnaka. Ndërsa Drita, e cila në short ishte në vazon e katërt kundërshtarë tjetër në fazën e ligës janë AZ Alkmaar në shtëpi, Rayo Vallecano në udhëtim, Omonia në shtëpi, KuPS Kuopio në udhëtim, dhe Shelbourne në udhëtim.
Si Shkëndija ashtu edhe Drita do të luajnë gjashtë ndeshje në Ligën e Konferencës me atë që tri ndeshje në terren vendas e po aq në transfertë. Orarin e plotë ndeshjeve UEFA, do ta caktojë të dielën. Xhiroja e parë është përcaktuar për 2 tetor, ndërsa ajo e gjashta do të luhet me 18 dhjetor të këtij viti. Tetë skuadrat më të mira, sigurojnë kualifikim direkt në 1/8 e finales, ndërsa skuadrat nga pozita e 9 deri 24-tërtën, do të luajnë balotazh për 1.8 e finales. Finalja e sivjeme e Ligës së Konferencës, do të luhet në “Red Bull Arena” në Lajpcig. (Gazetar: Safet Ademi)
