Silvinjo shpall listën për ndeshjen ndaj Letonisë
29.08.2025 17:44
Sylvinjo shpalli listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Letonisë....

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit shtator, miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe sfidën kualifikuese të Kupës së Botës kundër Letonisë. Grumbullimi i Kombëtares do të nisë të hënën, më 1 shtator, në Malaga.
Një listë surprizuese pasi në të nuk ka asnjë ndryshim nga grumbullimi i herës së fundit, ku kuqezinjtë barazuan me Serbinë në Tiranë dhe me Letoninë në transfertë, duke e komplikuar kualifikimin. Bie në sy mungesa e përsëritur e Etrit Berishës, por edhe e Ardian Ismajlit, me mbrojtësin e Torinos që është i dëmtuar.
Sylvinho edhe për këto dy ndeshje llogarit në shërbimet e mbrojtësit kumanovar Naser Aliji dhe gostivarasit Nedim Bajrami. Ndeshja kualifikuese ndaj Letonisë, do të zhvillohet më 9 shtator, në stadiumin “Air Albania”. (Gazetar: Safet Ademi)
