Maqedoni
Tragjedia në Koçan, dy të lënduar vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë
29.08.2025 18:18
Rreth gjashtë muaj pas tragjedisë së Koçanit ku humbën jetën 62 persona dhe 200 të tjerë u lënduan...

Rreth gjashtë muaj pas tragjedisë së Koçanit ku humbën jetën 62 persona dhe 200 të tjerë u lënduan, dy pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm në Koçan, Katerina Paniq Mirçovska tha se 18 pacientë të lënduar në tragjedinë e Koçanit kanë nevojë për ndërhyrje estetike kirurgjikale, por se ende është herët.
“Është shumë herët për çfarëdo lloj operacioni estetik. Megjithatë, në lidhje me funksionimin, veçanërisht tek gishtërinjtë, pra më shumë tek gishtat, tek qafa ku është funksionimi i këtyre pjesëve, sigurisht se nëse na propozohet që të bëhen korrigjime të caktuara, do të bëhen. Te këta pacientë, djegia është kategori e veçantë dhe nuk mund të sillemi si me pacientët e tjerët, pasi që duhet të merret parasysh edhe gjendja psikike e të lënduarve”, u shpreh drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm në Koçan, Katerina Paniq Mirçovska.
Ndërkohë drejtori i Fondit Shëndetësor Sasho Klekovski, tha se një pacient ende ndodhet jashtë shtetit për trajtim mjekësor, ndërsa gjashtë të tjerë ndodhen në Pirogov të Bullgarisë, për kontrolle të herëpashershme në klinikë.
“Për fat të keq dy ende janë në gjendje të rëndë dhe shpresoj se edhe aty lufta do të jetë e suksesshme dhe do të dalin të shëruar. Jashtë atyre treve që janë në trajtim spitalor, dy ende kanë nevojë për intervenime të kohëpaskohshme pasi kanë plagë të hapur, ata do të trajtohen këtu në Koçan. Gjithashtu, Fondi Shëndetësor i mbulon kontrollet për 6 pacientë në spitalin Pirogov në Sofje.”, u shpreh drejtori i Fondit Shëndetësor Sasho Klekovski.
