Botë
Dhjetë të vdekur në një fatkeqësi hekurudhore në Indi
20.05.2015 10:18
Së paku 10 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 32 të tjerë janë lënduar, kur në një vendkalim hekurudhor...

Së paku 10 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 32 të tjerë janë lënduar, kur në një vendkalim hekurudhor në pjesën veriore të Indisë treni me udhëtarë është përplasur me një traktor, i cili pas vetes ka pasur rimorkio plotë me njerëz, lajmëroi Bi-Bi-Si.
Të lënduarit, prej të cilëve gjashtë gjenden në gjendje shëndetësore kritike, janë dërguar në një spital në qytetin më të afërt Merutu.
"Traktori ka kaluar përmes binarëve në afërsi të qytetit Bixhnora në shtetin indian Utar Pradesh ku vonë mbrëmë u përplas me trenin me udhëtarë", deklaroi polici Shailendra Lal.
Fatkeqësitë hekurudhore në Indi janë shumë të shpeshta pasi për shkak të mungesës së madhe financiare numri më i madh i vendkalimeve nuk vëzhgohen./mia
