Maqedoni

Badinteri, partitë i përgjigjen Dimitrievskit, Osmani: Ka plan për zhbërjen e MO-së

30.08.2025 14:58

Deklarata e Maksim Dimitrievkit nga “Lëvizja e di” mbi Badenterin...

Deklarata e Maksim Dimitrievkit  nga “Lëvizja e di” mbi Badenterin i cili thotë se ky mekanizëm i  bën dëm funksionalitetit të shteti, është pasuar me reagime nga subjektet politike shqiptare.
 
Nga BDI thonë se këto qëndrime zbardhin strategjitë e rrezikshme të palnifikuara, që kanë për synim demontimin e themeleve të Marrëveshjes së Ohrit. Shton se ky plan fatkeqësisht nuk po kundërshtohet nga partia shqiptare në pushtet.
 
“Këto nuk janë të rastësishme. Plani për ta zhbërë Marrëveshjen e Ohrit është përgatitur para disa viteve, mirëpo u ka munguar një partner shqiptar që do t’ua legjitimonte atë. Me ne ata s’kanë mundur ta bëjnë atë. Tash kur kanë gjetur një partner me të cilin mund të thonë para ndërkombëtarëve: ‘Ja, ne e zhbëjmë Marrëveshjen e Ohrit, këta shqiptarët na lejojnë, ata kanë nisur ta implementojnë”, u shpreh Bujar Osmani nga BDI.
 
Taravari: Marrëveshja kornizë drejt çmontimit
 
Edhe nga Aleanca për Shqiptarët nga krahu i Taravarit akuzojnë për  diskriminim dhe degradimi të shqiptarëve, siç thonë, në sytë e zyrtarëve të VLEN-it, nga e cila edhe  kërkojnë përgjegjësi.
 
“Aleanca për Shqiptarët nuk ka asnjë faj që kjo qeveri për çdo ditë ndërmerr hapa për çmontimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe nënçmimin e shqiptarëve. Sa më shpejt VLEN ta kuptojë këtë, aq më lehtë do ta ketë të dalë para qytetarëve shqiptarë për të kërkuar falje. Nëse vazhdohet me rrënim.”- thonë nga ASH-ja.
 
Mexhiti: Badinteri s’preket, ai “film” ka mbaruar
 
Por për VLEN-in, çështja e Baditerit është e mbyllur dhe për të vënë në rishqyrtim është vetëm një “film” që nuk shihet më. Marrëveshaje Ohrit është shtyllë e Maqedonisë bashkëkohore, thotë ai.
 
“Si duket Dimitrievski ende sheh filmat e para 2001-shit. Ka përfunduar ai “film”, më nuk është lëndë shqyrtimi, nuk është lëndë diskutimi. Badinteri, MO-ja janë themelet e shtetit të ri të Maqedonisë, kjo është e ardhmja. Gjithçka tjetër është e kaluar, fim i parë dhe që nuk përsëritet asnjëherë”, theksoi Izet Mexhiti nga VLEN.
 
Mexhiti shton se përr momentin janë fokusuar në zgjidhjen e çështjeve lokale, dhe, kur të jetë koha e zgjedhje parlamentare, do të merren me çështjen e ligjeve, përfundon ai.
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU