Maqedoni
Eurointegrimet përplasin partitë, Mickovski i kundërpërgjigjet Filipçes, po udhëhiqni politikë të mashtrimeve
30.08.2025 15:36
Kryeministri Hristijan Mickoski nuk pajtohet me propozimin...

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk pajtohet me propozimin e kreut të LSDM-së opozitare, Venko Filipce, për të miratuar një deklaratë të re në Parlament me "vija të kuqe" në kontekstin e integrimit evropian, në mënyrë që nëse ka një veto të re, negociatat të ndërpriten. Sipas Mickoskit, kjo është vetëm një tjetër "mashtrim".
"Mendoj se LSDM dhe BDI i nënvlerësojnë njerëzit dhe qytetarët dhe luajnë me kartën e kujtesës së shkurtër. Do t'u kujtoj atyre se ata kishin një deklaratë të tillë në Parlament, për të mos pranuar ultimatume nga Sofja, kështu që ata pranuan gjithçka. Pati edhe një deklaratë në Kuvend se nuk do të kishte ndryshim emri, kështu që e dini çfarë bëri LSDM. Do t'ju kujtoj gjithashtu se ata do të respektonin rezultatet e referendumit, dhe pastaj nuk i respektuan ato kur ai ishte i pasuksesshëm", u shpreh kryeministri Hristijan Mickovski.
BDI: Të ketë marrëveshje ndërpartiake
Për çështjen e të ardhmes evropiane të këtij vendi reagojnë edhe nga BDI. Sipas tyre me zbatimin e politikave nacionaliste, vihet në pikëpyetje e ardhmja evropiane, e cila do të shkaktojë shpërngulje masive të qytetarëve. Andajnga kjo parti bëjnë thirrje për unifikim për këtë çështje.
“BE është ajri i këtë shtet është ajri që e mban këtë shtet dhe të mos lejojmë që politikanë nacionalist, politikanë të cilat kanë rëndësi pushtetin me çdo çmim të rezikojnë të ardhmen evropiane. Aq shumë kemi sakrifikuar e aq shumë kemi bërë për atë ardhme evropiane, për shkak se cili është tani rezulati. Ne do të mbetemi shteti paradoks në botë, shteti I vetëm pa qytetarë,për shkak se një pjesë do të merr pasaporta evropiane Shqipëria veç ec në rrugën e vetë, do të hynë në BE, shqiptarët do të marrin pasaporta shqiptare dhe ne do të jemi shteti i vetëm pa shtetas dhe nëse ky është vision i politikanëve serioz le të dalin dhe le tua thojnë qytetarëve”, theksoi Bujar Osmani nga BDI.
ASh- Taravari: Eurointegrimet kanë stagnuar
Për këtë çështje kanë reaguar edhe nga ASH-ja e Arben Taravarit duke iu përgjigjur VMRO-DPMNE-së se shqiptarët mund jenë partnerë, por asesi jo edhe vazalë si eksperimenti i tyre. Vlerësojnë se për çështjen e eurointegrimeve kjo Qeveri nuk ka lëvizur asnjë hap para.
“Dështimet e qeverisë VMRO-VLEN janë të dukshme dhe të përditshme, sot rruga drejt Bashkimit Evropian ka dështuar, dhe fajtori ka emër: VMRO-VLEN. Nuk përmendet në asnjë rast integrimi evropian i vendit. Zhvillimi ekonomik është në nivelet më të ulëta, sidomos në zonat shqiptare. Le të tregojë VMRO-DPMNE qoftë edhe një investim serioz në Maqedoninë Perëndimore! Nga kredia hungareze, prej 200 kompanive të përzgjedhura, asnjë kompani shqiptare nuk është ndihmuar – ky është diskriminim i pastër” thuhen në komunikatën e ASh-së së Taravarit.
VLEN: Osmani ka faktorizuar Vuqiçin
I mënjëherëshëm ishte reagimi i Mexhitit i cili tha se kur Osmani flet për shqiptarët dhe eurointegrimet nuk është aspak mirë për vendin, pasi që veprat e Osmanit në të kaluarën e kanë dëshmuar të kundërtën. Sipas Mexhitit, Osmani nuk ka dhënë rezulatet drejtë përafrimit të vendit në BE, por drejt faktorizimit të Vuqiçit, tha Mexhiti.
“Ndoshta brengosen se nuk e kanë më Open Ballkanin, që nuk e faktorizojnë Vuqiçin , a sa i përket integrimeve ish ministri I punëve të jashtme nuk e ka lëvizur asnjë përqind procesin e integrimit të vendit. Kështu që nuk ka drejtë morale të na mban ligjerata për integrime. Ne e kemi pritur atë që të lëviz drejt Evropës, ndërsa ai ka lëvizur drejt OpenBallkanin” dhe 11 herë në Beograd, e asnjëherë në Mitrovicë, ka shkuar edhe në Kiev, Azerbejxhan, por nuk e pa të arsyeshme ti sheh vëllezit e tij në Mitrovicën e Veriut, përkundrazi plani i tij ishte që të tërhiqet policia e Kosovës dhe të mbetet policia serbe”, u shpreh Izet Mexhiti nga VLEN.
Një ditë më herët Filipçe tha se Qeveria nuk udhëheqë një poltikë të pandershme në aspekt të eurointegrimeve por shtoi se qëllmisht e prolongon procesin euro-integrues të vendit pa pasur vision dhe guxim.
REXHEP QAMILI
