Maqedoni
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
31.08.2025 12:02
Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira, me shira lokalë dhe bubullima në mëngjes...

Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira, me shira lokalë dhe bubullima në mëngjes, kryesisht në pjesët lindore.
Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë perëndimore, dhe në pjesët lindore erë veriperëndimore.
Në Shkup, pjesërisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu në orët e para të mëngjesit. Do të fryjë erë e moderuar veriperëndimore.
Temperatura e mëngjesit shënon 20 gradë Celsius, teksa ajo maksimale do të arrijë në 31 gradë Celsius.
