Botë
Lufta në Gaza, vritet zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamas
31.08.2025 13:00
Zëdhënësi i Brigadave Qassam, krahut ushtarak të Hamas, i njohur si Abu Obeida...

Zëdhënësi i Brigadave Qassam, krahut ushtarak të Hamas, i njohur si Abu Obeida, u vra nga një sulm i piketuar izraelit.
Burime palestineze konfirmuan se Izraeli shënjestroi një shtëpi ku po qëndronte zëdhënësi i Qassam dhe se bombardimet izraelite vranë të gjithë ata që ishin brenda.
Burimi raportoi se familja e Abu Obeida dhe udhëheqësit e Brigadave Qassam konfirmuan vdekjen e tij pasi ekzaminuan trupin e tij.
Një zëdhënës izraelit njoftoi dje se një udhëheqës i shquar i Hamasit ishte shënjestruar në Gaza.
