Maqedoni
Kumanovë: ShMK Gjimnazi “Sami Frashri” gati të nis mësimi
31.08.2025 14:35
Shkolla e mesme komunale Gjimnazi “Sami Frashëri” në Kumanovë...

Shkolla e mesme komunale Gjimnazi “Sami Frashëri” në Kumanovë ka kryer të gjitha përgatitjet për fillimin sa më të mbarë të vitit të ri shkollor 2025/26, këtë na e bëri të ditur drejtori i kësaj shkolle, professor Nagri Rexhepi, i cili na njoftoi se janë kryer një sërë investimesh si në aspektin teknik poashtu edhe atë kadrovik.
“Jemi të përgatitur tërësisht për fillimin e vitit të ri shkollor, kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme duke filluar nga planifikimi i plan programeve, trajnimi i mësimdhënësve, përpilimin e orarit, sigurimin e mjeteve didaktike, furnizimi me material bazë me qëllom që të krijojmë një ambient sa më të përshtatshëm të zhvillimit të procesit mësimorë”, theksoi, Rexhepi.
E sa i përket kushteve në objektin e improvizuar ku tash e dy dekada gjimnazistët shqiptar të kumanovës ndjekin mësimet, Nagri Rexhepi, për programin tonë thotë se vazhdimisht përmirësojnë kushtet për të ofruar një cilësi më të mirë në arsim.
“Sa i përket investimeve infrastrukturore në objekt ne gjatë pushimit veror kemi bërë disa ndërhyrje më të nevojshme sa i përket objektit ku jemi tani, ndërhyrje tek mirëmbajtja e klasave, rregullimin e energjisë elektrike aty ku ka pas nevojë me hidrantet sa i përket sigurisë së nxënësve, ndricimi është rregulli në korridore, klasa në hapësirat ndihmës gjithashtu kryem gëlqerosjen e pjesërishme të objektit me qëllimm që nxënësit të kanë kushte sa më të mira për mësim, megjithatë investimet më të mëdha infrastrukturore janë duke u bërë në objektin e ri i cili aktualisht është duke u ndërtuar” theksoi, Rexhepi.
Kur bëhet fjalë për objektin e ri shkollor i cili është në ndërtim e sipër, Rexhepi thotë se punimet po vijojnë me ritme të shpejta dhe që janë drejtë përfundimit.
“Çështja e objektit të ri është prioritet për të gjithë, të gjithë jemi duke e pritur kah moti dhe sipas informacioneve të fundit që i kemi nga MASH por edhe nga komuna, punimet janë drejtë fazes përfundimtare. Ne shpresojmë se shtatorin tjetër të jemi prezent në objektin e ri, jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet, indjekim punimet nga afër mirëpo tani nuk mund të themi një date të sakt, këtë shtator do të punoumë në këtë objekt e shpresojmë që shtatorin tjetër nxënësit e ardhshëm, gjeneratat e vitit tjetër të mësojnë në objektin e ri”, theksoi, Rexhepi.
Ndërkaq, si duket edhe në gjimnazin “Sami Frashëri” shifrat me nxënësit e ri që po regjistrohen për here të pare nuk duken edhe aq shqetësuese, pasi që niveli i unumrit pothuajse ka mbetur i njejtë sikurse vitin e kaluar, kjo tregohet nga afatet e regjistrimit në këtë institucion arsimor.
“Për vitin shkollor 2025/26 kemi regjistruar 144 nxënës në vitin e parë dhe i kemi shpërnda ata në 7 paralele. Ky është një numër deri diku i mirë që tregon për besimin e prindërve që kanë tek ne dhe për namin e mirë që e ka ShMK”Sami Frashëri”, kjo na bënë më të motivuar për ti pritur gjithë ata dhe duke dhënë maksimumin nga ana jonë që tjo ofrojmë një edukim më të mirë të mundshëm”, theksoi, Rexhepi.
Ndryshe, Shkolla e mesme komunale Gjimnazi “Sami Frashëri” në Kumanovë këtë vit numëron 561 nxënës të shpërndarë në 28 paralele.
FATLUM AQIFI
