Maqedoni

U takua ose jo Osmani me Gruevskin?! Osmani, shpifin nga frika, s’jam takuar

31.08.2025 14:54

Bujar Osmani nga BDI mohon të jetë takuar me ish kryeministrin...

Bujar Osmani nga BDI mohon të jetë takuar me ish kryeministrin në arrati Gruevski në Hungari, për të cilën akuzohet nga oponenti i tij politik.
 
Thotë se shpifjen e bëjnë nga frika ndërkaq sugjeron që përgjigjen ta marrin  nga kryetari i partisë maqedonase me të cilët janë në pushtet, gjersa e quan tendencë të VLEN-it për t’i hutuar qytetarët, për të cilën Osmani thotë se populli nuk e beson një pretendim të tillë.
 
“Nuk ka pasur takim të tillë, ata e kanë kryetar nderi të partnerit të tyre të koalicionit me të cilët janë nënshtuar aq shumë. Mund ta pyesin edhe kryetarin e partisë që një mënyrë është i emëruar prej a tij kryetarit nderi. Kjo nuk kalon te qytetarët”, u shpreh Bujar Osmani nga BDI.
 
Mexhiti: Do ta vërtetojmë, takimi ka ndodhur
 
Por Izet Mexhit inga VLEN këmbëngul për një takim të realizuar, Gruevski - Osmani dhe se për më tepër posedon dëshmi, që do t’i shpalosë kur të jetë e nevojshme.
 
“Une pres përgjigje konkrete jo me Anshtajnin me Maskin, jo të tallet me gazetarët dhe opinion. Le të përgjigjet, ka qenë ose jo. Po ose jo, mandej do të përgjigjem unë. Ai ironizoji opinionin, gazetarët dhe publikun. Unë them se ka qenë dhe do ta vërtetojmë”, theksoi Izet Mexhiti nga VLEN.
 
Përplasja mes Mexhitit dhe Osmanit vazhdon të jetë edhe dominimi i biznesit dhe ekonomisë serbe në vendin tonë ,  për të cilët fajin për depërtimin e kompanive serbe në tregun vendor ia hedhin njëri -tjetrit.
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU