Maqedoni
Nisin përgaditjet për fillimin e vitit shkollor, nxënësit paisen me materialet e nevojshme
31.08.2025 16:10
Nxënësit veçmë kanë filluar parapërgaditjet...

Nxënësit veçmë kanë filluar parapërgaditjet për fillimin e vitii shkollor. Në tregje evident interesimi për tu paisur me mjetet e nevojshme shkollore , por me fillimin e vitit shkollor pritet që kërkesat të jenë edhe më të mëdha.
Nxënësit të emocionuar shpehen se janë të veëtdijshëm se ka përfunduar pushimet verore dhe me një elan të shtuar i qasen fillimit të vitit të ri shkollor.
“Cantën e kam blerë por fletoret e tjerat nuk I kam blerë. Tash do të filloj të përgaditem, po”, u shpreh nxënësi.
“Unë do të filloj klasën e katërt ,tani po I blej fletoret dhe lapsat”, theksoi nxënësi.
“Klasa e shtatë ,jo ende por do ti blej ,po cantën e kam blerë, po”, u shpreh nxënësi.
“Fletoret do ti blej ,cantën e kam për në shkollë ,unë do të filloj klasën e tetë”, theksoi nxënësi.
“Ne po ua blejmë librat dhe mjetet tjera fëmijëve për në shkollë, sepse librat I marrin nga shkolla dhe nuk kemi nevojë tua blejmë. Janë pak të shtrejta por e kemi patjetër tua blejmë”, u shpreh prindi.
Libraritë ndërkohë potencojnë se posedojnë të gjitha materialet e nevojshme për nxënësit.
“Zakonisht prindërit ende nuk kanë filluar me intenzitet të madh të inteesohen për materialët shkollore ,por shpresojmë që me kalimin e kohës brenda fillimit të javës së parë të fillimit të vitit shkollor do të aktivizohen edhe prindërit që ti kompletojnë fëmijët e tyre..Materialet I kemi për filloristët komplet ,për shkollat e mesme kemi vetëm disa lektyra edhe disa libra që zakonisht I kopjonë nxënësit e shkollave të mesme”, theksoi Sedat Koka nga “Libraria Koka”.
Promovohet masa “shporta shkollore”
Kohë më pare, Kryeministri Hristijan Mickoski. ka paralajmëruar “shportën shkollore” që do të përfshijë materialet shkollore e që do tua lehtësojë harxhimet prindërve për përgaditjen fëmijëve për në shkollë.
Sipas tij, me këtë masë, prindërit do të arrijnë të kursejnë nga 700 deri më 2000 denarë gjatë blerjes së produkteve shkollore në prag të fillimit të vitit shkollor. Inspektorati i tregut do të jetë në teren dhe do të bëhen inspektime për zbatimin e masës ka paralajmëruar Mickovski.
VLORA LATIFI TOPOJANI
