Maqedoni
Ulja në bankat shkollore, sfidë për fillestarët, sociologët: Nxënësit të adaptohen gradualisht
31.08.2025 16:29
Emocion, gëzim, por edhe ankth...

Kështu iu duket një shtatori, sidomos nxënësve që për herë të parë ulen në bankat shkollore. Hyrja në klasë të parë sjell me vete edhe frikën nga e panjohura.
Sociologja Fatjona Geci ofron disa këshilla se si ti ndihmojmë fëmijët më lehtë me rutinën e re. Ajo thotë se periudha e përshtatjes është e natyrshme, por mbështetja e prindërve është vendimtare.
Sipas sociologes Geci nëse nxënësi nuk përshtatet ditët e para, ndihmesë është nëse prindi flet fjalë miradije për shkollën për inkurajimin që fëmiu të njihet me shok të rinj dhe më e rëndësishmja, është që prindi të mos të krahason fëmijën e tij me të tjerët. Çdo fëmijë përshtatet me shkollën në mënyrën e tij, thotë sociologia Geci.
“Është shumë e rëndësishme që këtyre fëmijëve t’ju flitet me një sens pozitiv për shkollën, duke ja përshkruar atë si një vend të bukur, si një vend ku ata do të mësojnë gjëra të reja, si një vend ku ata do të krijojnë miqësi të reja, në momentin që do të shikohet se situata do të dalë jashtë kontrolli mendoj që pa arritur në këtë fazë dalje nga kontrolli do të ishte mirë edhe konsulta me një psikolog unë besoj që bërja e psikologëve pjesë e kësaj faze të fëmijëve është shumë e rëndësishme, sepse ata i kontribuojnë drejtpërdrejtë një lehtësimi të këtij tranzicioni të fëmijës drejt shkollës”, u shpreh Fatjona Geci, sociologe.
Nuk janë vetëm fëmijët e klasës së parë që duhen ndihmuar. Ditët pa obligime shkollore mbaruan edhe për nxënësit e klasave të tjera. Pas një vere të gjatë, edhe nxënësit më të mëdhenj shpesh humbin ritmin. Psikologët këshillojnë rikthimin gradual te detyrat, kufizimin e kohës para ekranit dhe përfshirjen në aktivitete që lidhen me mësimin.
“Dembelia që krijohet për tre muaj le të themi që nuk reaktivizohet aq lehtë vullneti për shkollën kështu që edhe tek të rriturit do të ishte shumë më efikase nëse do të fillonte një kohë pak më të gjatë një lloj rutine e re që do t’u asocionte atyre rutinën e shkollës. Ajo që për mua është shumë e rëndësishme është që në tre muajt e pushimit fëmijët të mos kenë një shkëputje totale nga librat ti largosh sa ma shumë nga telefonat nga ipad është një zgjidhje shumë e mirë dhe shumë ndihmuese për ta. Pjesa e komunikimit është shumë e rëndësishme prindërit duhet të kenë parasysh gjithmonë që një komunikimit i afërt një komunikim i hapur një komunikim i zgjedhur me fëmijët e tyre”, theksoi Geci.
Përshtatja në shkollë kërkon kohë, por me mbështetje dhe disiplinë të lehtë, fëmijët mund të shndërrojnë fillimin e vitit shkollor në një përvojë të bukur dhe të paharrueshme rekomandojnë sociologët.
ABIBE QAMILI
