Botë

Gjenerali i ushtrisë ukrainase thotë se Kremlini humbi mbi 290 mijë ushtarë që nga fillimi i luftës

31.08.2025 18:43

Forcat ruse kanë humbur më shumë se 290,000 ushtarë përgjatë gjithë vijës së frontit...

Forcat ruse kanë humbur më shumë se 290,000 ushtarë përgjatë gjithë vijës së frontit që nga fillimi i vitit 2025.

Një raport i Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, ka dhënë detaje lidhur me situatën në terren.

Thuhet se Rusia pësoi humbjet e saj më të rënda në rajonin e Donetskut, veçanërisht në frontin e Pokrovskut, ku përqendroi përpjekjet e saj kryesore, por nuk arriti të arrinte asnjë nga objektivat e saj strategjikë.

Masat e stabilizimit janë duke u ndërmarrë në disa pjesë të frontit.

Zelensky vuri në dukje se njësitë ukrainase po e rimbushin çdo javë “fondin e shkëmbimit” me ushtarë rusë të kapur rob.

Madje ka theksuar sot se Forcat e Armatosura të Ukrainës janë gati për sulme të reja.

“Ne analizuam në detaje situatën në frontin e Zaporizhzhisë dhe qëllimet e armikut. Gjithashtu situatën në zonat kufitare të rajoneve Sumy dhe Kharkiv. Ne do të vazhdojmë operacionet tona aktive në mënyrën e duhur për mbrojtjen e Ukrainës. Forcat dhe burimet janë përgatitur. Janë planifikuar gjithashtu sulme të reja të thella në Rusi”, shtoi presidenti ukrainas.