Maqedoni
Spërkatje kundër mushkonjave në Shkup
20.05.2015 11:02
Në Shkup gjatë kësaj fundjave do të bëhet spërkatje kundër mushkonjave...

Dezinfektimi i parë me aeroplan është planifikuar për të premten dhe të shtunën, prej orës 05:30 deri në orën 08, ndërsa dezinfektimi aerosol prej të shtunës deri të mërkurën, prej orës 23 deri në orën 04 të ditës tjetër.
Siç njofton Qyteti i Shkupit, përderisa kushtet e motit nuk lejojnë kryerjen e dezinfektimit aerosol, dezinfektimi ajror do të kryhet ditën e parë të ardhshme, kur kushtet e motit do të jenë të volitshme, në kohën të njëjtë, ndërsa në pajtim me atë do të kryhet edhe dezinfektimi terestrik.
Qyteti i Shkupit apelon që bletarët në kohë t'i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve./mia
