Maqedoni

Sot fillon viti shkollor 2025-2026, nxënësit sërish në bankat e shkollës

01.09.2025 09:05

Për 245.000 nxënës sot fillon viti i ri shkollor....

Filloi viti i ri shkollor për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në vend. Për gjithsej 245.000 nxënës sot ra zilja e parë prej të cilëve 177.800 nxënës të shkollave fillore dhe 67.200 nxënës të shkollave të mesme.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u uron të gjithë mësuesve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë, nxënësve dhe prindërve një vit të suksesshëm shkollor. MASh-i inkurajon nxënësit të ecin me kuriozitet përgjatë rrugës së dijes, e cila është mjeti më i fuqishëm për sukses që të gjithë mund ta mbajnë me vete gjatë gjithë jetës. Të jenë këmbëngulës në përballimin e sfidave dhe t'i shohin ato si mundësi të reja për zhvillim personal dhe prosperitet. Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të vazhdojë të përpiqet për arsim cilësor, modern dhe gjithëpërfshirës për të gjithë. Nevojitet bashkëpunim dhe mbështetje.
 
“Ne bëjmë thirrje për unitet në ndërtimin e shkollave të mbushura me njohuri dhe respekt, në ndërtimin e një mjedisi në të cilin të rinjtë do të duan të qëndrojnë dhe të investojnë potencialin e tyre.”, thonë nga Ministria e Arsimit.