Botë

Tërmet i fuqishëm në Afganistan, 622 njerëz kanë humbur jetën, 1.500 të lënduar

01.09.2025 09:47

622 persona llogaritet se kanë vdekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Afganistanin...

Nga një tërmet i fuqishëm që ka goditur Afganistanin, ku të paktën 622 persona llogariten se kanë vdekur, kurse të lënduar janë regjistruar rreth 1.500 persona të tjerë.

Ministria e Brendshme afgane e ka publikuar lajmin, ku mes tjerash edhe statistikat për dëmin në jetë njerëzish, të cilët kanë humbur jetën.
 
Në komunikatën e lëshuar me shkrim thuhet që tërmeti vrau 610 persona dhe plagosi 1.300 të tjerë në provincën Kunar, me shumë shtëpi të shkatërruara. Autoritet afgane gjithashtu kanë njoftuar se nga tërmeti  12 persona të tjerë kanë humbur jetën, ndërsa 255 prona janë lënduar  edhe në provincën Nangarhar. Tërmeti që tronditi Afganistanin mbrëmjen e së dielës në rajonet që janë në kufi me Paksitanin ishte me magnitudë  6.0 të shkallës së Rihterit.