Botë

Incident shqetësues në avionin e presidentes së KE-së! GPS-i bllokohet nga Rusia, pilotët detyrohen të ulen në Bullgari

01.09.2025 12:12

Një aeroplan që transportonte Presidenten e Komisionit Evropian u shënjestrua nga bllokimi i navigimit GPS ndërsa përpiqej të ulej në Bullgari...

Një aeroplan që transportonte Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u shënjestrua nga bllokimi i navigimit GPS ndërsa përpiqej të ulej në Bullgari të dielën.
 
Aeroplani u ul në mënyrë të sigurt, shkruan CNN ndërsa shkruan se pilotët e ulën aeroplanin duke përdorur harta letre.
 
Komisioni mori “informacion nga autoritetet bullgare se ata dyshojnë se kjo ndërhyrje e hapur është kryer nga Rusia. Kjo do të përforcojë më tej angazhimin tonë të palëkundur për të rritur aftësitë tona mbrojtëse dhe mbështetjen për Ukrainën”, tha zëdhënësi.