Ekonomi

Shtrenjtohen derivatet e naftës

01.09.2025 13:03

KRrE solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka marrë vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,36% në raport me vendimin e datës 25.08.2025.
 
Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 nuk ndryshon.
 
Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) rritet për 0,50 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut М-1 SU rritet për 0,128 denarë për kilogram.
 
Nga data 02.09.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 75,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 77,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) 68,50 (denarë/litër)
  • Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 68,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 38,393 (denarë/kilogram)