Botë
Mun i padëshiruar në Pjong Jang
20.05.2015 11:55
Koreja e Veriut ka anuluar vizitën e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, një ditë para se ai të arrinte në Pjong Jang...

Ban është dashur të vizitojë të enjten një kompleks industrial në Zonën Ekonomike, Kaeson, e cila udhëhiqet nga të dyja Koretë. Duke folur në Seul, Ban ka thënë se nuk i janë dhënë shpjegime për anulimin.
Ban do të ishte shefi i parë i OKB-së që do të vizitonte Korenë Veriore në më shumë se 20 vjet. Ai ka thënë se ka planifikuar të nxisë pajtimin mes shtetit komunist dhe bashkësisë ndërkombëtare.
