Maqedoni

Rasti “Geriatria”, filloi gjykimi, të akuzuarit ndihen të pafajshëm

01.09.2025 14:49

Ka filluar procesi gjyqësor për rastin "Geriatria" ku të akuzuar janë Muhsin Arifi, ish-drejtor i Spitalit për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative...

Ka filluar procesi gjyqësor për rastin "Geriatria" ku të akuzuar janë Muhsin Arifi, ish-drejtor i Spitalit për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative, i cili akuzohet për marrje ryshfeti dhe  bashkëpunëtori i tij, Blerim Amiti, i cili akuzohet për marrje shpërblimi për ndikim të kundërligjshëm. Të akuzuarit në deklarimin e tyre para trupit gjykues u shprehën se nuk ndihen fajtorë për veprat që u ngarkohen. Përderisa mbrojtja e të akuzuarve thekson se përmes provave do ta dëshmojnë se bëhet fjalë për keqkuptim dhe se të akuzuarit nuk kanë pasur për qëllim të kryejnë vepër penale, nga Prokuroria Publike e deklarojnë të kundërtën. Theksojnë se provat që do të paraqitën në gjykatë qartë do të dokumentojnë veprimet korruptive se të akuzuarit kanë vepruar për arsye përfitimi, me qëllim pasurimin personal.
 
“Përmes listës së dëshmive, mbrojtja në fund do të dëshmojë, se momentalisht diçka që perceptohet si komike dhe qesharake, do të dalë shumë serioze. Ne jemi të bindur se përmes dëgjimit të dëshmitarëve dhe prezantimin e provave materiale, posaçërisht një dëshmi që gjatë gjykimit do ta keni në dispozicion se të akuzuarit Muhsin Arifi dhe Blerim Ameti nuk kanë pasur për qëllim dhe nuk kanë mundur të kryejnë një vepër të tillë penale, siç po pretendohet përmes aktakuzës.”, - deklaroi avokati mbrojtës, Skender Memeti.
 
“Dëshmitë të cilat ne i posedojmë dhe që do t’i paraqesim para gjykatës, absolutisht nuk mundet të lënë asnjë dyshim se bëhet fjalë për keqkuptim gjatë aktit të kërkimit direkt të mitos për veprime, të cilat drejtori e ka pasur patjetër t’i kryejë.”, - theksoi prokurorja publike, Iskra Haxhi Vasileva.
 
Sipas aktakuzës, Arifi kishte kërkuar përfitim pasuror prej 20.000 eurosh për të mundësuar pranimin spitalor të një pacienteje në gjendje të rëndë shëndetësore. Amiti, i cili më herët e njihte dëshmitarin, ishte ofruar të ndërmjetësonte dhe kishte marrë shumën e parave, me ç’rast ishte kapur në vend nga policia. 
 
FLORIJE KAMBERI