Fillimi i vitit të ri shkollor, politikanët urojnë një vit të mbarë
Me fillimin e vitit të ri shkollor...

Me fillimin e vitit të ri shkollor, udhëheqësit politikë të vendit kanë përcjellë mesazhet e tyre të urimeve për nxënësit, mësuesit dhe prindërit. Kryeministri Histijan Mickoski tha se arsimi mbetet prioritet i Qeverisë.
“Përveç lëndëve të rregullta, nxënësit do të kenë mundësinë të mësojnë rreth inteligjencës artificiale, e cila do t'u hapë rrugën njohurive të reja dhe sfidave të ardhshme. Janë siguruar përsëri tekste shkollore në gjuhë të huaja anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Ndërkohë kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, theksoi se investimi në arsim është investimi më i rëndësishëm.
“Uroj një vit shkollor të suksesshëm, të qetë, ditë të qeta për të gjithë nxënësit dhe uroj që të fitojnë dituri të reja. U uroj prindërve dhe mësuesve durim dhe t'u japin shumë mbështetje fëmijëve të tyre. Investuam shumë në arsim, ndërtuam dhe rindërtuam mbi 80 shkolla.”, - theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
Me rastin e fillimit të viti të ri shkollor, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, tha se ky është hapi i parë drejt arsimit evropian.
“Sot, në ditën e parë të vitit të ri shkollor, hedhim hapin e parë konkret drejt një Çairi evropian në arsim. Ky nuk është vetëm një paralajmërim, ky është realizim. Është dëshmi se projektet dhe premtimet tona kanë kredibilitet dhe peshë, dhe se ne punojmë seriozisht, me plan dhe me përgjegjësi.”, - u shpreh zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti.
Në të gjithë vendin, sot mbi 245.000 nxënës iu drejtuan bankave shkollore, duke shënuar fillimin e një viti të ri akademik. (Abibe Qaili, TVM2)
