Maqedoni

Shqipëria kushtëzon Maqedoninë për në NATO

20.05.2015 11:58

Shqipëria do t’i vendos veto Maqedonisë. Jo pjesë e NATO-s pa garantuar Marrëveshjen e Ohrit! Deklarata e fortë u bë këtë mëngjes nga kryeministri, Edi Rama...

Shqipëria do t’i vendos veto Maqedonisë. Jo pjesë e NATO-s pa garantuar Marrëveshjen e Ohrit! Deklarata e fortë u bë këtë mëngjes nga kryeministri, Edi Rama, gjatë ditës së dytë të Samitit Rajonal kundër terrorizmit, ku marrin pjesë ministrat e brendshëm të rajonit.

Kryeministri Rama në fjalën e tij tha se ngjarjet e fundit në Kumanovë janë përdorur për të ngatërruar termin “shqiptar” me atë “terrorist”, e për këtë arsye kjo është e papranueshme për shtetin shqiptar.

Për këtë arsye, sipas kryeministrit, pavarësisht dëshirës së mirë për anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat e NATO-s, kjo do të jetë e pamundur për sa kohë nuk garantohet respektimi i Marrëveshjes së Ohrit. 

“Fatkeqësisht në Kumanovë fjala “terrorizëm” dhe “shqiptar” u bënë bashkë në një përpjekje për t’i dhënë etnisë një prapashtesë terroriste dhe kjo është e papranueshme jo vetëm për ne, por dhe për shtetin maqedonas. Ky shtet duhet ta ketë të qartë se shqiptarët mbeten një faktor shtetformues për faktorin maqedonas. Asgjë më e rrezikshme nuk mund të na ndodhë në luftën kundër terrorizmit sesa përfshirja e termit “terrorist” në trajtimin e ngjarjeve maqedonase”- ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.