Maqedoni

Shkelja e rregullave të trafikut, MPB: 82 persona janë arrestuar gjatë muajit gusht

01.09.2025 16:43

Nevojën për miratimin e ndryshimeve ligjore për të vënë rregull në trafik...

Nevojën për miratimin e ndryshimeve ligjore për të vënë rregull në trafik, mbase e tregojnë më miri shifrat statistikore të autoriteteve policore të Maqedonisë që sot i publikoi për muajin gusht. Mbi 19.300 shkelje janë konstatuar, ndërsa mbi 6700 kanë të bëjnë me shoferët kanë drejtuar makinën me shpejtësi më të lartë se e lejuara.

“Janë privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit sipas nenit 297-a nga Kodi Penal 82 persona, prej të cilëve 46 për vozitje nën ndikim të alkoolit, 10 nën ndikim të drogës, dy për vozitje në drejtim të ndaluar, 13 për tejkalim të shpejtësisë në vendbanim dhe 11 për tejkalim të shpejtësisë jashtë vendbanimit”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.