Maqedoni

Mbështetja për dëmshpërblim nga përmbytjet rritet deri në 100 për qind

20.05.2015 12:01

Deri në 100 për qind nga humbja e konfirmuar e të ardhurave nga shitja e prodhimeve bujqësore dhe dëmi i vlerësuar i serave...

Deri në 100 për qind nga humbja e konfirmuar e të ardhurave nga shitja e prodhimeve bujqësore dhe dëmi i vlerësuar i serave, do të kushtojë vlera maksimale e ndihmës shtetërore në rast të përmbytjeve ose fatkeqësive tjera elementare.
 
Kjo është paraparë me ndryshimet më të reja të Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural që sot është para Kuvendit dhe duhet të sillet me procedurë të shkurtuar.
 
Me vendimin e propozuar, siç qëndron në sqarim, pritet dëmshpërblim i plotë për të gjithë ekonomitë bujqësore dhe amvisëritë të cilët pësuan dëme të mëdha nga përmbytjet në periudhën midis 26 janarit dhe 6 shkurtit të këtij viti.
 
Lartësia e ndihmës dhe mjetet do të konfirmohen me programet vjetore për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural, varësisht nga dëmet dhe humbjet paraprakisht të konfirmuara të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe ndodhitë e pavolitshme klimatike.
 
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, temperatura jo e zakontë e lartë që e kaploi Maqedoninë midis 26 janarit dhe 6 shkurtit, shkaktoi shkrirje të shtresës së borës, që në kombinim me reshjet e mëdha rezultoi me rritje të shpejtë të nivelit të rrjedhave të ujit duke shkaktuar përmbytje në 43 komuna. Dëme kishte në shumë sektorë, ndërsa më të prekura ishin transporti, bujqësia dhe sistemet e ujitjes.
 
Të dhënat e dorëzuara nga komisionet komunale për dëme tregojnë se në 18 komuna janë paraqitur dëme në sektorin e bujqësisë./mia