Maqedoni
Kuvend, deputetët në seancë plenare
02.09.2025 09:06
Kuvendi sot mban seancën e re të 67-të...

Kuvendi sot mban seancën e re të 67-të, në rendin e ditës të së cilës janë gjithsej 23 pika, me procedurë të shkurtuar.
Në rend dite të seancës në lexim të parë janë gjithashtu edhe propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për pagesën e pagave; propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për sistem në sportel dhe për mbajtjen e regjistrit tregtar dhe regjistrit të personave të tjerë juridikë; propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për ndërmarrjet publike; propozim-ligji për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për Hua për financim shtesë të Projektit për avancimin e arsimit fillor; propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për efikasitet energjetik dhe një sërë ligjesh të tjera.
