Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, listat e kandidatëve deri më 13 shtator
02.09.2025 09:23
Në mesnatë përfundoi afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur...

Afati për grumbullimin e nënshkrimeve të kandidatëve të pavarur për zgjedhjet lokale të tetorit ka përfunduar mbrëmë në mesnatë.
Sipas njoftimit nga ana e KShZ-së, deri tani janë mbledhur nënshkrime për 24 kandidatë kryetarësh në 16 komuna dhe 15 lista për këshilltarë në 14 komuna. Dorëzimi i listave të kandidatëve është i hapur deri më 13 shtator, ndërsa qytetarët mund të kontrollojnë Listën Zgjedhore deri më 11 shtator.
Zgjedhjet lokale do të mbahen në dy raunde: më 19 tetor dhe 2 nëntor, ku do të zgjidhen 80 kryetarë komunash, këshillat komunalë dhe kryetari i Qytetit të Shkupit.
