Maqedoni

Në pikat kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti

02.09.2025 09:34

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, mbi korsi të thata, njofton LAMM....

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, mbi korsi të thata, njofton LAMM.
 
Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë qendrave urbane është i rritur, për shkak të pushimeve verore vërehet frekuencë më e madhe e automjeteve. Në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugina e lumenjve dhe grykat, ku ekziston mundësi për shembje gurësh. Kjo vlen posaçërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.