Maqedoni

Seancë e re gjyqësore për rastin “Aditiv”

02.09.2025 09:53

Në sallën e gjyqit në burgun “Idrizovë” vazhdon gjykimi për rastin “Aditiv”....

Në sallën e gjyqit në burgun “Idrizovë” vazhdon gjykimi për rastin “Aditiv”. Hetimi përfshin 36 persona, mes tyre edhe ish-drejtorin e EMV-së, Vasko Kovaçevski, i cili është në arrati, për krim me vlerë 6,5 milionë euro.
 
Përmes riregjistrimit të firmave dhe marrëveshjeve mes operatorëve ekonomikë, të akuzuarit kanë manipuluar tenderë për furnizim me aditivë për qymyr për nevojat e REK “Bitola” dhe REK “Oslomej”. Të gjithë të akuzuarit deklaruan se nuk ndihen fajtorë.
 
Prokuroria kërkoi bashkimin e lëndës për ish-drejtoreshën e Antikorrupsionit, Tatjana Dimitrovska, e akuzuar për zbulim të sekretit zyrtar dhe certifikatë të paligjshme për informacione të klasifikuara. Dimitrovska në fund të korrikut dha dorëheqje nga funksioni.