Maqedoni

Delegacion i lartë i Forcave të Armatosura të Rumanisë në vizitë zyrtare në ARM

02.09.2025 10:10

Delegacion i lartë i FAR-së prej sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut....

Delegacion i lartë i Forcave të Armatosura të Rumanisë, i kryesuar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral Gheorghiță Vlad, prej sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
 
Pas pritjes me nderime të larta ushtarake në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, delegacioni nga Rumania do të zhvillojë takim me mikpritësin e tij, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneral-major Sashko Lafçiski.
 
Temat kryesore të takimit, sipas njoftimit, do të jenë procesi i transformimit të Ushtrisë, pjesëmarrja në misione ndërkombëtare, kapacitetet për trajnim dhe ushtrime në poligonin ushtarak “Krivolak”, mundësitë për bashkëpunim bilateral në fushën e forcave për operacione speciale, mbështetja e ndërsjellë për përmbushjen e objektivave të NATO-s për kapacitetet dhe përmirësimin e ndërveprueshmërisë, si dhe tema të tjera për avancimin e bashkëpunimit ushtarak bilateral mes dy ushtrive.
 
Gjatë vizitës, gjenerali Vlad do të realizojë edhe një takim me ministrin e Mbrojtjes, Vlado Misajllovski.