Maqedoni
Forumi strategjik i Bledit, Mucunski: Integrimi s’duhet mbajtur peng
02.09.2025 10:31
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski i cili ka qenë pjesë e punimeve të Forumit Strategjik të Bledit...

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, i cili ka qenë pjesë e punimeve të Forumit Strategjik të Bledit, ka deklaruar që procesi integrues i vendeve të Ballkanit Perëndimor me theks të Maqedonisë së Veriut, nuk duhet parë nga sytë e Evropës si një proces për të cilin kriteri vendimmarrës duhet të jetë identiteti e aq më pak mosmarrëveshjet dypalëshe.
Nëse kjo lejohet, rrezikojmë jo vetëm të ngecim një vend, por edhe të humbasim besueshmërinë e të gjithë procesit. Ai shtoi se stabiliteti i RMV-së është stabilitet evropian dhe progresi i vendit është progres evropian.
“Vetëm së bashku mund t’i përballojmë sfidat dhe të ndërtojmë një të ardhme më të sigurt.”, ka thënë ministri i Jashtëm.
