Maqedoni

LSDM, ofertë për ç’bllokim të eurointegrimeve, Mickoski: Fillimisht duhet parë dokumenti

02.09.2025 10:50

Kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigjen e tij lidhur me kërkesën e LSDM-së për ç’bllokimin e procesit eurointegrues të vendit...

Kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigjen e tij lidhur me kërkesën e LSDM-së për ç’bllokimin e procesit eurointegrues të vendit, ka thënë që fillimisht duhet parë dokumenti i përgatitur nga ana e LSDM-së dhe më pas jemi të gatshëm të japim kontributin tonë, ka thënë Mickoski.

"Shpresoj se do t'i lejojnë VMRO-DPMNE-së dhe grupit parlamentar të koalicionit të japin gjithashtu kontributin e tyre. Pra, le ta shohim dokumentin, të shohim se çfarë gjërash të reja do të ofrojnë. Megjithëse duhet të them se në të kaluarën, deklaratat e LSDM-së janë deklarata që në fund të fundit përfundojnë thjesht si fjalë në letër. Ato nuk respektohen fare. Kishim shumë deklarata të tilla në të kaluarën, siç thashë, por për fat të keq LSDM-ja absolutisht nuk respektoi gjithçka që deklaroi kur atëherë pati një mundësi të brishtë për të qeverisur Qeverinë. Pra, le ta shohim dokumentin dhe le të japim kontributin tonë bazuar në atë që shohim.", tha kryeministri, Mickoski.
 
Kjo përgjigje vjen pas reagimit të kreut të LSDM-së, Venko Filipçe, për siç tha, ngecjet në procesin e integrimit në BE. Ai njoftoi se partia e tij po përgatit një dokument të detajuar që së shpejti do t'i paraqitet publikut dhe të gjitha partive politike.  Pretendimet e kreut të LSDM-së, dje i ka kundërshtuar edhe ministri i Jashtëm, Timço Mucunski.