Botë
Konflikti Ukrainë – Rusi, vazhdojnë sulmet e armatosura nga ajri
02.09.2025 11:36
Një ofensivë e re e sulmeve nga ana e Rusisë ka filluar mbrëmjen e djeshme ndaj caqeve në Ukrainë...

Një ofensivë e re e sulmeve nga ana e Rusisë ka filluar mbrëmjen e djeshme ndaj caqeve në Ukrainë.
Raportohet që sulmet me dronë që kanë goditur disa rajone në Ukrainë kanë shkaktuar edhe viktima, si dhe dëme materiale. Sulmi i cili ka ndodhur në një rajon afër Kijevit ka lënë të vdekur një person dhe dhjetëra kanë mbetur të plagosur. Ndërkohë, në rajonin verilindor të Sumit, një tjetër sulm me dronë goditi zonën Zarichni, duke shkaktuar zjarr në një treg dhe duke dëmtuar të paktën katër ndërtesa banimi. Sipas kreut të Administratës Ushtarake Lokale, Serhij Kryvoshenko, disa persona kanë mbetur të plagosur.
Në jug të vendit, në rajonin e Odesës, dronët rusë kanë shënjestruar infrastrukturën portale në distriktin Izmail. Autoritetet raportojnë për dëme dhe zjarre të konsiderueshme. Nga ana tjetër, Rusia ka njoftuar për një sulm me dronë ukrainas në qytetin Rostov-on-Don, pranë kufirit me Ukrainën. Autoritetet ruse konfirmoi se tre persona kanë mbetur të plagosur dhe disa ndërtesa banimi janë dëmtuar. Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se mbrojtja ajrore ka rrëzuar 13 dronë ukrainas mbi rajon.
