Maqedoni
10 orë bisedime në Strasburg, Vajgël: Takimi nuk ishte i kotë
20.05.2015 12:14
Bisedat të cilat u udhëhoqën në Strasburg midis delegacionit të VMRODPMNEsë, të kryesuar nga kryetari i partisë, Nikolla Gruevski, me një delegacion të LSDM-së, të kryesuar nga Zoran Zaev...

Bisedat të cilat u udhëhoqën në Strasburg midis delegacionit të VMRODPMNEsë, të kryesuar nga kryetari i partisë, Nikolla Gruevski, me një delegacion të LSDM-së, të kryesuar nga Zoran Zaev, kanë zgjatur mbi dhjetë orë dhe ndaluan në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 3 e 30 minuta.
Rreth përmbajtjes së bisedave të cilat janë udhëhequr midis VMRODPMNEsë dhe LSDMsë, me ndërmjetësimin e eurodeputetëve, Ivo Vajgël, Eduard Kukan, Riçard Hovit dhe komisarit evropian për politikë fqinje, Johanes Han, nuk doli nga opinioni.
Dy delegacionet bashkë me lehtësuesit e tyre janë dakorduar herët në mëngjes të dalin me kumtesë të përbashkët për përmbajtjen e bisedave. Secila prej delegacioneve rreth orës 4 e braktisi Parlamentin Evropian nga dalje të ndryshme.
Raportuesi për Maqedoninë në kuadër të PEsë, Ivo Vajgël, në dalje nga ndërtesa, pas bisedave dhjetëorëshe, para kamerës së shkyçur komentoi se takimi nuk ishte i kotë dhe ia vlejti që u mbajt.
Ai, sipas marrëveshjes së përgjithshme me delegacionet e VMRODPMNEsë dhe LSDMsë, si dhe lehtësuesit e tjerë, nuk dha deklaratë për përmbajtjen, esencën dhe atë që është arritur në këto biseda.
Në këto dhe në takime të tjera me eurodeputetët, Gruevski dhe Zaev, secili më vete i njohu bashkëbiseduesit me situatën në Maqedoni.
Sot, kryeministri, Nikolla Gruevski, do të ketë takim dhe fjalim para grupit më të madh politik të PEsë, atë të Partive Popullore evropiane, në të cilën është anëtare VMRO-DPMNE-ja.
