Përfaqësuesja zhvillon seancën e dytë stërvitore

02.09.2025 14:09

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll...

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll në përbërje të plotë ka vazhduar përgatitjet për dy ndeshjet e shtatorit. Nga sot kur edhe u zhvillua seanca e dytë stërvitore ekipi po punon në përbërje të plotë.

Të përzgjedhurit e trajnerit Milevski, janë favorit në përballjen eliminatore me Lihtenshtajnin, me të cilët  ka luajtur 10 ndeshje dhe ka 9 fitore e 1 barazim.  Në këto ndeshje futbollistët e vendit kanë shënuar 34 gola e kanë pranuar vetëm 4 sosh. 

Me tëtë pikë nga katër ndeshje Maqedonia e kryesor renditjen e grupit “J” eliminator për Kupën e Botës të vitit të ardhshëm. 

Si ndeshja kontrolluese me Arabinë Saudite me 4 shtator  që luhet në Pragë, po ashtu edhe ajo eliminatore me Lihtenshtajnin me 7 shtator do të transmetohen në servisin publik.