Botë
Seri sulmesh ruse mbi Ukrainë, ka të vrarë dhe të plagosur
02.09.2025 14:22
Ukraina është goditur sërish nga një valë sulmesh ruse në disa rajone të vendit....

Ukraina është goditur sërish nga një valë sulmesh ruse në disa rajone të vendit. Sulmet ajrore me dronë rusë kanë shkatërruar gjithçka duke marrë jetë njerëzish dhe plagosur disa të tjerë. Nga Bila Tserkva një civil humbi jetën, gjithashtu në Kherson artileria vrau një burrë 73-vjeçar, e deri në Chernihiv, ku një 14-vjeçare u plagos rëndë në shtëpinë e saj.
"Qyteti ynë u sulmua nga dy dronë Shahed. Një ndërtesë jorezidenciale u godit dhe është shkatërruar pothuajse plotësisht. Një fëmijë i lindur në vitin 2011 është plagosur dhe tani është në shtëpi duke marrë trajtim ambulator. Gjatë natës, pati gjithashtu një kërcënim për një sulm të përsëritur, i cili pengoi punën e shërbimeve të emergjencës dhe punonjësve komunalë në adresimin e pasojave të incidentit. Aktualisht është vendosur një seli për të menaxhuar pasojat e emergjencës.”, - deklaroi kryetari i një Bashkie në detyrë i Sumit, Artem Kobzar.
"U zgjova nga një shpërthim. Isha duke fjetur në katin e dytë dhe pashë një zjarr përballë. Zbrita në katin e parë tek burri im dhe i thashë: "Serhii, ka një zjarr përballë rrugës, zgjohu." Pastaj shpërthimet filluan përsëri, njëra pas tjetrës. Pati rreth tetë, ndoshta më shumë shpërthime shumë të fuqishme. Dritaret në ndërtesën tonë dhe në dyqan shpërthyen dhe në katin e tretë, madje edhe tavani u shemb.", - tha një banore e Bila Tserkvas, Nadia.
Putini i bën thirrje Perëndimit: Ndaloni së mbështeturi Ukrainën
Por, goditja më e rëndë u shënua në Sumi, ku një sulm masiv me dronë shkaktoi zjarr të madh, duke plagosur civilë, shkatërruar objekte infrastrukturore dhe la qytetarët pa ujë e pa energji. Sipas presidentit rus, Vlladimir Putin, sulmet drejtuar Ukrainës janë kundërpërgjigje e sulmeve të vazhdueshme të ushtrisë ukrainase mbi territoret ruse.
"Lidhur me sulmet ndaj infrastrukturës energjetike, në veçanti sulmet ukrainase, për një kohë të gjatë, deri para disa vitesh, ne nuk ndërmorëm asnjë veprim në lidhje me infrastrukturën civile dhe për një kohë shumë të gjatë, veçanërisht në dimër, vuajtëm pasi trupat ukrainase sulmonin vazhdimisht objektet tona energjetike. Pas kësaj, ne filluam të përgjigjemi, dhe po përgjigjemi, sigurisht, si të thuash, në një mënyrë serioze. Është e vërtetë.", - theksoi presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin.
Presidenti rus, Vlladimir Putin, gjithashtu tha nëse vendet evropiane do të ndalonin furnizimin e transportuesve të energjisë në Ukrainë, Kievi do të ndalonte sulmin ndaj tubacionit Druzhba që transporton naftë nga Rusia në Evropën Lindore. Putini i bëri thirrje Perëndimit të ndalojë se mbështeturi Ukrainën në këtë luftë. Këto deklarata ai i dha në një takim me kryeministrin sllovak, Robert Fico.
FARIJE DAUTI BAKIJU
