Kombëtarja përgatitet në kampin në Malaga

02.09.2025 14:48

Në stërvitjen e parë të kombëtares shqiptare në Malaga...

Në stërvitjen e parë të kombëtares shqiptare në Malaga, mbizotëroi atmosfera pozitive dhe përkushtimi maksimal i futbollistëve. Ekipi i drejtuar nga trajneri Silvinjo realizoi ushtrime aktivizuese dhe skema tekniko-taktike.

Nga dita e sotme në dispozicion të stafit teknik do jenë të gjithë futbollistët e ftuar.

Kombëtarja shqiptare është duke i zhvilluar përgatitjet në Malaga të Spanjës për ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit në transfertë më 4 shtator dhe më pas ndaj Letonisë më 9 shtator në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

Stafi teknik dhe lojtarët janë të fokusuar te ndeshja me Letoninë, të gjithë do japin maksimumin që t’ia dalim sepse 3 pikëshi në shtëpi mund të ndryshojë edhe tabelën.