Botë

Janë derdhur 79.500 litra naftë në Oqeanin e Qetë

20.05.2015 12:58

Nga një naftësjellës i dëmtuar janë derdhur 79.500 litra naftë në Oqeanin e Qetë, duke formuar një shirit të gjatë 6,4 kilometra...

Nga një naftësjellës i dëmtuar janë derdhur 79.500 litra naftë në Oqeanin e Qetë, duke formuar një shirit të gjatë 6,4 kilometra përgjatë bregut qendror të Kalifornisë, kumtoi Roja bregdetare amerikane.
 
Duke reaguar në erën e cila u përhap në afërsi të Rifucio stejt biç, autoritetet dje e kanë gjetur shiritin nga nafta e derdhur, të formuar në oqean në gjatësi prej 800 metrave, e transmeton Tanjug deklaratën e shefit të shërbimit të zjarrfikësve Dejv Zaniboni.
 
Ata e kanë ndjekur gjurmën e naftës në tokë nga naftësjellësi i dëmtuar, i cili ishte derdhur nga një kanal i ndarë nën autostradë në instalimin i cili kalon në oqean.
 
Naftësjellësi në pronësi të firmës "Pleins oil amerikan" ishte shkyçur tre orë më vonë, por shirit në det veç më ka arritur 6,4 kilometra.
 
Roja bregdetare dhe shërbimet për raste urgjente filluan me aksionin për dhënien e ndihmës, por kanë probleme për shkak të sasisë së madhe të naftës, e cila është afër bregut, deklaroi zëdhënësi i Rojës bregdetare Xhenifer Uiliams. Ai shtoi se 3200 litra naftë janë nxjerrë nga uji./mia