Rezoluta e LSDM-së për eurointegrim, Filipçe fton për konsensus kombëtar

02.09.2025 15:07

LSDM deri në fund të javës...

LSDM deri në fund të javës do të dorëzojë deklaratë në Kuvend, e cila do të përmbajë vijat e kuqe për eurointegrimet. Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, thotë se përpos partive politike, dokumenti do t’i tregohet ekspertëve, opinionit publik dhe partnerëve strategjikë për ndihmë.

Filipçe rezolutën e konsideron si një hap para drejt arritjes së konsensusit kombëtar dhe mohon që në ndonjë dokument tjetër të jenë të rrezikuara interesat kombëtare maqedonase.

“Të gjithë aktorët politikë do të duhet të ulemi së bashku në tavolinë dhe të caktojmë se çfarë është që qartë në një dokument ndoshta të cituar nga më shumë dokumente paraprake, marrëveshje apo rezolutë, ne do të duhet të formalizojmë që të dimë se si të vazhdojmë përpara dhe t’i informojmë qytetarët për këtë. Ata t’i dinë benefitet e procesit të anëtarësimit, t’i themi dhe rreziqet dhe ta themi përfundimisht se çfarë është ajo nga e cila ne po frikohemi dhe që s’duhet ta pranojmë.”, - deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Pushteti me ndërhyrje, pasi ta shohë dokumentin

Kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me rezolutën, dje tha se VMRO – DPMNE dhe koalicioni do të presin të shohin se çfarë risie do të paraqesin opozita dhe më pas do të bëjnë ndërhyrjen e tyre.

Ndërkaq ministri për Punë të Jashtme, Timço Mucunski, në një intervistë është shprehur se shteti për momentin nuk është gati të bëjë ndryshimet kushtetuese me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, përpos nëse nuk merr garanci të fuqishme nga Evropa se kjo do të ishte kërkesa e fundit. (Meral Ismaili, TVM2)