Premierliga angleze dominon qartë me shpenzime
Sulmuesi suedez Alexander Isak (25)...

Sulmuesi suedez Alexander Isak (25) edhe zyrtarisht është futbollist I skuadrës së Liverpool, bënë të ditur nga kjo skuadër. Newcastle, në përfundimin e afatit kalimtar lëshoi pe dhe ranë dakord për transferimin e sulmuesit 25-vjeçar.
Mediat shkruajnë se bëhet fjalë për transferim rekord në ishull, që kap shifrën prej 150 milion euro, një shifër rekord për futbollin britanik.
Pas tetë viteve në Manchester City me të cilin fitoi 18 trofe dhe 372 ndeshje të luajtura në fanellën e kësaj skuadra, braziliani 32 vjeçar Ederson ka kaluar në Fenerbahçe.
Transferimin e këtij portiere e vërtetuan të dyja skuadrat. Ederson në Premire ligë tre herë ka fituar dorëzën e artë, ndërsa në vitin 2023 nga FIFA u zgjodh portieri më i mirë në botë.
Me largimin e Edersonit, u hap dera për ardhjen e portierit italian Gianluigi Donnaruma nga PSZh-ja. Sipas mediave në ishull skuadrat kanë rënë dakord për dëmshpërblimin që duhet paguar më italianin 26-vjecar. Sipas tyre kjo shumë arrin në reth 30 milion euro, ndërsa Donnarumma, do firmos kontratë pesë vjeçare.
Premier League dominon qartë me mbi 3.56 miliardë euro shpenzime, duke thyer rekorde me transferimet më të shtrenjta. La Liga ka shpenzuar 681 milionë euro, ndërsa Bundesliga ka shpenzuar 856 milionë euro.
