Maqedoni

Në një banesë në Gostivar, një vajzë qëllohet në bark

20.05.2015 13:02

Një vajzë njëzetëvjeçare, në rrethana akoma të pakonfirmuara është qëlluar me armë zjarri në një banesë në rrugën "Ilindenska" në Gostivar, informojnë nga SPB Tetovë...

Sipas rezultateve fillestare nga ekspertiza e kryer, mbrëmë gjysmë ore pas mesnate, në banesën në pronësi të N.E. (45) është plagosur rëndë e bija e saj F.E. (20).
 
Pas kontrollit të prokurorit publik  dhe ekipit të SPB- së Tetovë, është gjetur armë zjarri dhe janë ngritur hetime të cilat janë dhënë në ekspertizë.
 
Tani për tani nuk dihet  se si ka ardhur deri te plagosja dhe nëse bëhet fjalë për përpjekje të vetëvrasjes dhe cilat janë motivet  të cilat kanë sjellur deri te ngjarja e pakëndshme./mia