Sinner dhe Sviatek sigurojnë çerekfinalet e Us Open

02.09.2025 17:00

Janik Siner tenisti më i mirë në botë...

Janik Siner tenisti më i mirë në botë për momentin është kualifikuar në çerekfinalen e US Open që po zhvillohet në Njujork, pasi sot herët në mëngjes me 3:0 në seta e mundu kazakistanezin Aleksandar Bublik.

Sinner në 1/4 e finales do të përballet me bashkombasin e tij Lorenco Muzeti, i cili po ashtu me 3:0 e mundi spanjollin Zhaume Munar.

Ish kampionet e US Open, japonezja Naomi Osaka dhe polakia Iga Sviatek po ashtu janë kualifikuar në çerekfinalen e Grand Slam turneut të fundit për këtë vit. Osaka mposhti 2-0 numrin 3 në botë, amerikanen Coco

Gauff. Nuk zhgënjen tenistja tjetër amerikane Amanda Anisimova, që kualifikohet më tej dhe në cerekfinale do të luaj me numri 2 në botë, polaken Iga Sviatek, që mundi 2-0 rusen E.Aleksandrova. Osaka dy herë ka fituar US Open (2018,2020), ndërsa Sviatek më e mira në Nju Jork ishte në vitin 2022.