Botë
Në botë ka një miliard duhanpirës dhe 240 milionë alkoolistë
20.05.2015 13:07
Hulumtimi i shkencëtarëve australian tregon se në botë ka një miliard njerëz të cilët pinë duhan, që paraqet më shumë se 20 për qind të njerëzve të rritur...

Krahas kësaj, rreth 240 milionë njerëz, përkatësisht rreth pesë për qind e popullatës së rritur në botë, vuajnë nga alkoolizmi, publikojnë hulumtuesit e Universitetit në Adelaida.
Sipas hulumtimit, ndikimi negativ global i cigareve dhe alkoolit mbi shëndetin në mënyrë të konsiderueshme i tejkalon pasojat e konsumimit të drogave të palejuara.
Ekspertët theksojnë se më së shumti alkool për kokë banori konsumohet në vendet lindoreevropiane dhe verioreevropiane, ndërsa më pak në pjesën e mesme, jugore dhe perëndimore të Azisë.
Më së shumti duhanpirës ka në pjesën lindore të Evropës dhe Oqeanisë, ku pinë duhan rreth 30 për qind e popullatës së rritur.
