Maqedoni
Parashikimi i motit
03.09.2025 09:00
Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, në shumë vende i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima...

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në shumë vende i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie me reshje më të dendura shiu dhe erë të fortë.
Temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 22 deri në 35°C.
Në Shkup, paradite me vranësira të ndryshueshme, pasdite i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm.
