Maqedoni

Kuvendi do ta vazhdojë punën në seancën e 67-të plenare

03.09.2025 09:15

Deputetët sot pritet ta vazhdojnë punën në seancën e 67-të plenare...

Deputetët sot pritet ta vazhdojnë punën në seancën e 67-të plenare, në rendin e ditës së së cilës kanë mbetur edhe katër propozim-ligje që ende nuk janë shqyrtuar.
 
Anëtarët e Kuvendit do të duhet të votojnë për Propozim-ndryshimet e Ligjit për pagesën e pagave, Ligjin për zgjidhjen e bankave dhe Ligjin për instrumentet financiare.
 
Gjithashtu, në agjendën e seancës është edhe Propozim-ligji për shkollën e mesme policore, thuhet në raport.