Maqedoni

Një pjesë e Komunës Qendër sot pa ujë

03.09.2025 09:32

Sot, për shkak të një defekti në një tub lidhës me diametër f-1 mm në rrugën “Ohridska” nr. 50...

Sot, për shkak të një defekti në një tub lidhës me diametër f-1 mm në rrugën “Ohridska” nr. 50, pa furnizim me ujë do të mbeten konsumatorët në një pjesë të rrugës “Ohridska” dhe një pjesë të rrugës “Petriçka”, në Komunën Qendër, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
 
Furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 09:00 deri në përfundimin e sanimit të defektit.