Maqedoni
Regjim i ndryshuar i trafikut në rrugën Gostivar – Tetovë dhe anasjelltas
03.09.2025 09:46
Nga sot e gjatë dy javëve të ardhshme, në rrugën Gostivar – Tetovë dhe anasjelltas...

Nga sot e gjatë dy javëve të ardhshme, në rrugën Gostivar – Tetovë dhe anasjelltas, nga pika e pagesës Tetovë deri te pika e pagesës Gostivar, do të kryhen punime ndërtimore hulumtuese, për çka trafiku do të zhvillohet me regjim të ndryshuar, informon LAMM.
Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të thata. Intensiteti i trafikut në akset jashtë zonave urbane është i rritur, për shkak të pushimeve verore vërehet frekuencë më e madhe e automjeteve. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së gurëve. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
