Maqedoni

Mbledhje të tre komisioneve parlamentare

03.09.2025 10:01

Në Kuvend sot do të mbahen mbledhje të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Komisionit për Financim dhe Buxhet dhe Komisionit Ligjvënës-Juridik....

Në Kuvend sot do të mbahen mbledhje të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Komisionit për Financim dhe Buxhet dhe Komisionit Ligjvënës-Juridik.
 
Projektligji për shkollën e mesme policore me procedurë të shkurtuar është pika e vetme në rend dite të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri.
 
Në rend dite të Komisionit për Financim dhe Buxhet janë: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përdorimin dhe disponimin me sendet në pronësi shtetërore dhe me sendet në pronësi komunale, në lexim të dytë; Projektligji për ndryshimin e Ligjit për prospektet dhe obligimet për transparencë të emetuesve të letrave me vlerë; Projektligji për ndryshimin e Ligjit për sanimin e bankave dhe Projektligji për ndryshimin e Ligjit për instrumentet financiare, të gjithë me procedurë të shkurtuar.
 
Të gjitha këto projektligje do të jenë në rend dite edhe të Komisionit Ligjvënës-Juridik.